Pak para kurorëzimit të Miss Universe të këtij viti, u njoftua se Miss Xhamajka, Gabrielle Henry, kishte rënë nga skena dhe u plagos aq rëndë saqë u dërgua me urgjencë në spital. Së fundmi bëhet me dije se gjendja e saj shëndetësore nuk është e mirë. Në një njoftim për shtyp të lëshuar nga kompania organizuese e konkursit të bukurisë, u zbulua se Henry pësoi, ndër lëndime të tjera, një hemorragji intrakraniale.

Menjëherë pas rënies së saj, konkurrentja u transferua në një spital të Bangkokut, në një njësi kujdesi intensiv në gjendje kritike. Deri më sot, ajo monitorohet nga afër nga mjekët, 24 orë në ditë.