Reperi dhe këngëtari amerikan Lil Nas X është akuzuar së fundmi për katër krime të rënda, pasi sipas policisë u përplas me oficerët që e ndaluan ndërsa po ecte i zhveshur në një rrugë të Los Anxhelosit javën e kaluar. Sipas zyrës së prokurorit, ndaj 26-vjeçarit janë ngritur tre akuza për dhunë ndaj një oficeri policie me lëndime dhe një akuzë për rezistencë ndaj një oficeri ekzekutiv. Fillimisht, ai ishte arrestuar për pengim të një oficeri me kundërvajtjte.
Kur u përball me policinë, Lil Nas X dyshohet se u hodh drejt tyre, gjë që solli arrestimin e tij. Për shkak të dyshimeve për mbidozë, ai u dërgua fillimisht në spital dhe më pas në paraburgim. Ndërkaq, vetëm së fundmi është bërë me dije se reperi është deklaruar i pafajshëm në gjykatën e Los Angeles. Artisti, emri i vërtetë i të cilit është Montero Lamar Hill, rrezikon deri në pesë vite burg nëse shpallet fajtor.
Sipas autoriteteve, 26-vjeçari u arrestua javën e kaluar në Studio City, pasi u raportua se po ecte nudo pëgjatë Ventura Boulevard. Kur policia ndërhyri, ai dyshohet se i sulmoi oficerët, duke shkaktuar lëndime tek tre prej tyre. Lil Nas X më pas u dërgua në spital për një mbidozë të dyshuar, ndërsa më pas kaloi fundjavën në burg. Lirimi i tij me kusht u vendos në shumën 75,000 dollarë.
Pamjet e publikuara nga TMZ tregojnë reperin duke ecur nëpër rrugë vetëm me të brendshme të bardha dhe çizme kaubojsh, ndërsa më vonë u pa plotësisht lakuriq duke iu afruar makinave që kalonin. Ngjarja ka ndodhur pak muaj para se Lil Nas X të publikojë albumin e tij të dytë, Dreamboy. Reperi, fitues i dy çmimeve Grammy me superhitin Old Town Road, është bërë një nga emrat më të diskutuar të muzikës.



