Aktori i famshëm i Hollywood-it, Leonardo DiCaprio, ka marrë një vëmendje të madhe teksa ishte i ftuar në dasmën luksoze të Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez.

Ylli i kinematografisë u shfaq me një stil të pazakontë në Venecia. DiCaprio, i njohur për paraqitjet e tij të rafinuara në tapetin e kuq, në dasmë u shfaq me një kombinim që u komentua shumë në rrjetet sociale.

Aktori mbante veshur një smoking klasik të zi, i kombinuar me një kapele sportive që i mbulonte pothuajse të gjithë fytyrën.

Kjo pamje e pazakontë e DiCaprio-s, ndërsa ecte drejt vendit të ceremonisë në ishullin San Giorgio Maggiore, nuk i shpëtoi syrit të pjesëmarrësve dhe aq më pak atij të internetit. Ndërkohë që përpiqej të qëndronte nën radar, koka me mbishkrimin “Los Angeles Dodgers” e bëri të pamundur këtë përpjekje – përkundrazi, e bëri një nga figurat më të përfolura të mbrëmjes.

Reagimet në rrjet nuk munguan. Disa e morën me humor, duke komentuar se aktori “po përpiqej të ishte i padukshëm, por përfundoi në qendër të gjithë vëmendjes”. Të tjerë e ironizuan me batuta si: “Leo, ky nuk është një mision sekret”, apo “Hiqe kapelen, nuk je në stadium”.