Kupa e Botës po afron shumë shpejt dhe pjesa më e madhe e vëmendjes me të drejtë do të përqendrohet në fushë. Gjithashtu ky rast shfrytëzohet edhe nga tifozët që të shkëlqejnë.
Tifozja e Belgjikës, Axelle Despiegelaere, ishte në Brazil për Kupën e Botës 2014, gjatë ndeshjes së kombëtares së saj kundër Rusisë, ku mori një vëmendje shumë të madhe.
Teksa Belgjika fitoi 1-0, Axelle u shfaq në një moment në ekranet e mëdha që ndodhen në stadium.
Pikërisht paraqitja e saj duke mbajtur brirë djalli me ngjyrat e flamurit të vendit të saj, me bojë në fytyrë, u bë menjëherë virale.
E quajtur ‘tifozja më seksi’ e Kupës së Botës, Despiegelaere shpejt mori një kontratë modelimi nga “L’Oreal”.
E pikërisht kështu, Axelle aksidentalisht siguroi një karrierë të re që ndoshta as që nuk e kishte menduar. Ajo filloi të punonte me kompaninë e kujdesit personal si pjesë e një fushate në mediat sociale, duke u paraqitur në një video ‘tutorial për flokët’.
Megjithatë, roli i saj rezultoi jetëshkurtër pasi nisi duke marrë shumë reagime negative pas një postimi të saj në rrjetin social, “Facebook”.
Përpara ndeshjes së raundit të 16-shes së Belgjikës kundër SHBA-së, modelja shkroi në postimin e saj:
“Gjuetia nuk është çështje jete a vdekjeje. Është shumë më e rëndësishme se kaq… kjo ishte rreth një vit më parë… gati për të gjuajtur amerikanët sot, haha”.
Në momentin që ajo u përball me komentet negative, Despiegelaere u përgjigj:
“Nuk doja të ofendoja askënd… ishte shaka”.
Belgjika u kualifikua në çerekfinale me një fitore 2-1 ndaj SHBA-së në kohën shtesë.
Megjithatë, Axelle u nda nga L’Oreal vetëm disa ditë pas ndeshjes. Në një deklaratë, kompania këmbënguli se vendimi nuk ishte për shkak të aktivitetit të belges në mediat sociale.
Ishin disa ditë të vështira për tifozen, e cila tani punon si koordinatore e ngjarjeve, pas paraqitjes së saj në Maracana në Rio de Janeiro.
Kupa e Botës që do të zhvillohet u ofron tifozëve të futbollit një tjetër mundësi për të shkëlqyer në një skenë globale.







