E ftuar sot në emisionin “Ftesë në pesë” ka qenë, ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Ina Aderi. Ajo ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me eksperiencën e saj në programin e dashurisë ku tregoi se rrugëtimi i saj ka përfunduar dhe ajo ka dalë single dhe ka folur edhe në lidhje me Keijsin, i cili tashmë është banor i Big Brother VIP.

Kur Bieta e pyeti në lidhje me raportin e tyre, Ina u shpreh:

Vazhdoj t’i qëndroj versionit tim që unë dhe Keijsi jemi shumë miq me njëri-tjetrin. Ishte rastësi largimi ynë nga programi sepse është bërë një lloj lidhjeje. Keijsi u pezullua nga drejtuesja e programit për shkak të një fjalori të papërshtatshëm që ai përdori në një puntatë që xhironim. Ndërsa unë kisha arsyet e mia të cilat ia kam shpjeguar edhe drejtuesve të programit që nuk shkova sepse më duhej pak kohë të reflektoja me veten time dhe për gjërat që më bënin të lumtur në atë kohë.