Aktori i famshëm, Jonathan Bailey, u shpall nga revista e njohur “People” si “burri më seksi në botë” për vitin 2025. Si pasojë ai u vendos në qendër të vëmendjes ndërkombëtare përtej botës së filmit dhe teatrit.

Pas këtij suksese të papritur, fansat tani janë kuriozë që të dinë sa më shumë rreth tij. Madje ata kanë një pyetje të përbashkët: sa është pasuria e tij aktuale?

Në raportin e “Reality Tea” thuhet se, ylli i serialit “Bridgerton “dhe filmit të ardhshëm, “Wicked”, ka një pasuri neto prej rreth 1.9 milionë dollarësh në vitin 2025.

Edhe pse kjo shifër mund të duket modeste krahasuar me aktorë të tjerë të Hollywood-it, ajo përfaqëson një arritje të madhe për një artist që po ngjitet me hapa të sigurt drejt majave të suksesit.

Bailey, i lindur në Oxfordshire, Angli, nisi karrierën që në fëmijëri në teatrot britanike, përpara se të fitonte role në seriale si “Broadchurch” dhe “Doctor Who”. Pika e kthesës erdhi me rolin e Lord Anthony “Bridgerto”n në dramën historike të Netflix-it, që e bëri një figurë të njohur globalisht.

Në filmin “Wicked”, Bailey thuhet se ka fituar rreth 450 mijë dollarë, ndërsa për çdo episod të “Bridgerton”

 paguhet midis 50 deri në 100 mijë dollarë. Përveç aktrimit, ai vazhdon të punojë në teatrot e West End-it dhe ka filluar bashkëpunime me marka mode dhe jetese.

Titulli “Sexiest Man Alive” pritet të rrisë ndjeshëm famën dhe vlerën tregtare të aktorit, ashtu siç ka ndodhur me emra si Chris Evans, Michael B. Jordan dhe Idris Elba. Jonathan Bailey duket se sapo ka hyrë në fazën më të ndritur të karrierës së tij.