Aktorja e famshme, Demi Moore, është nominuar në “Golden Globes” në kategorinë “Aktore A’ për interpretimin e saj në filmin ” The Substance”.
Moore ka vendosur që të ndajë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një video nga momenti se si e ka përjetuar këtë ngjarje.
Në klip, shfaqet reagimi i saj kur mëson se është në garë për një “Golden Globe”, teksa shikon prezantimin e nominimeve.
Ndërkohë në mbishkrimin e postimit, Demi Moore ka shkruar: “Lajmi më i mirë për t’u zgjuar. “The Substance” u nominua për pesë Golden Globes. Është një nder i vërtetë të jem e nominuar dhe jam shumë krenare për këtë film”.