Titullin e personit më të bukur në botë për këtë vit sipas revistës People e fitoi aktorja e njohur Demi Moore. Që nga viti 1990, revista People ka përzgjedhur njerëzit më të bukur në botë me qëllim që të prezantojë lexuesit me personazhet e famshëm që thyejnë stereotipet për bukurinë dhe frymëzojnë me shembullin e tyre. Nëpërmjet kësaj përzgjedhjeje prestigjioze, yje të shumtë të Hollivudit janë përfaqësuar ndër vite, duke përfshirë yllin e parë të kopertinës Michelle Pfeiffer dhe më vonë Julia Roberts, Beyonce, Kate Hudson dhe shumë të tjerë.
Demi Moore tregoi në një intervistë ekskluzive për revistën PEOPLE, sesi në të kaluarën e ka “torturuar” trupin e saj me stërvitje ekstreme dhe dieta të rrepta për të përmbushur standardet e bukurisë në Hollywood. Aktorja rrefeu se gjatë përgatitjeve për rolet në filmat Striptease dhe G.I. Jane, ka bërë stërvitje intensive, përfshirë çiklizëm deri në 26 milje në ditë, duke e përshkruar këtë si një formë ndëshkimi ndaj vetes. Sot, në moshën 62-vjeçare, Moore eshte me e butë me veten.
Ajo fokusohet në shëndetin afatgjatë, vetëpranimin dhe dëgjimin e nevojave të trupit të saj. Praktikat e saj të përditshme përfshijnë meditimin, mbajtjen e një ditari dhe një dietë vegjetariane të pasur me lëndë ushqyese. Moore thekson rëndësinë e vlerësimit të trupit për qëndrueshmërinë e tij, përfshirë edhe përvojën e të qenit nënë e tre fëmijëve. Plakja, thekson aktorja, nuk e zvogëlon vlerën e saj personale e cila apelon të pranojmë dhe të kujdesemi për veten me dashuri dhe mirëkuptim.
Moore ka reaguar së fundmi në Instagram pas humbjes së saj në Oscar ku ka uruar fituesin e çmimit për aktoren më të mirë, Mikey Madison. Aktorja 62-vjeçare u nominua në kategorinë për interpretimin e saj në “The Substance”, nominimi i parë për Oscar në karrierën e saj por nuk arriti të fitojë çmimin. Moore u konsiderua si një nga favoritet për çmimin e lakmuar, me performancën e saj si Elizabeth Sparkle. Pavarësisht çdo zhgënjimi, Demi Moore ruajti gjakftohtësinë dhe postoi një video të përgatitjeve të saj për mbrëmjen magjepsëse, duke i përshkruar muajt e fundit si “udhëtimi i jetës”.