Një grua britanike që u ‘martua’ me një vrasës të dyfishtë amerikan, vendosi që të bënte tatuazh në fytyrën e saj emrin e tij.
27-vjeçarja Naomi Wise ra në dashuri me Victor Oquendo, 31 vjeç, përmes bisedave të shumta në rrjetet sociale gjatë dy viteve.
Ata nuk janë të martuar ligjërisht, por e quajnë njëri-tjetrin burrë e grua që kur u takuan fizikisht në muajin korrik.
“The Sun” shkruan se ai po vuan të paktën 21 vjet e gjysmë për vrasjen e dy rivalëve të bandës dhe nuk do të lirohet deri në vitin 2034.
Nga ana tjetër, Naomi ka postuar së fundmi në internet një video ku shfaqet duke bërë tatuazh emrin “Victor” në fytyrë, ndërsa mbiemrin e tij në klavikulën e saj.
“Unë mendoj se kjo do të thotë përgjithmonë”, u shpreh e reja nga Mançesteri.
Por jo vetëm kaq, pasi Wise ka nisur gjithashtu edhe një peticion për të liruar partnerin e saj nga Qendra Korrektuese Carson City, Michigan.
Edhe pse Oquendo ndodhet në burg, ai i ka dhuruar 27-vjeçares një unazë fejese, unazë martese dhe unazë përjetësie.
“Kam kaluar sigurinë, hyra në dhomën e vizitave dhe mund të shihja vetëm pjesën e pasme të kokës së tij. Dhe unë isha sikur, o Zot, ai ishte i vërtetë. Jam shumë nervoze në këtë pikë, i gjithë trupi më dridhet. Pastaj ai kthehet dhe më shikon. Sapo vështruam njëri-tjetrin, të gjitha nervat e mia u zhdukën”, ka treguar Naomi.
Kjo e fundit është shumë e hapur për detajet e jetës së saj jokonvencionale si grua me burrin në burg dhe përditëson rregullisht ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
“Atij i vjen keq për krimet që ka kryer dhe e kalon shumicën e kohës i torturuar nga ajo që ka bërë”, ka përfunduar 27-vjeçarja.