Aktorja Ana Lika ishte e ftuara e parë e “Goca&Gra” për mbrëmjen e sotme, ku rrëfeu historinë se si u dashuria me partnerin e saj, Bjordi Mezini, regjisor.
Njohja e tyre ka startuar që në Top Channel, e më pas për shkak të profesionit ndërlidhës, janë takuar në bashkëpunime.
Ana tha se pas kësaj, u takuan në një vaki, ku Bjordi i propozoi për një rol, ndërsa zbuloi se deri në atë moment nuk ka pasur pëlqim për të.
“Mendoj që ishte dhe zgjedhje e Bjordit në heshtje që lidhja jonë ishte hermetike. Ne u gjendëm shumë mirë bashkë pasi punonim dhe bashkë. Nuk besoj që ishte dashuri me shikim të parë. Nuk e kam pasur qejf. Mbaj mend takimin e parë me Bjordin, ku ka qenë i ftuar në “Pa limit” këtu në Top Channel. Nuk më pëlqeu dhe unë e urreva. Pas disa vitesh u takuam në një ngushëllim, më propozoi për një rol. I thashë ‘patjetër’ dhe i jap adresën e e-mail. Prita skenarin dhe hiç. Pas shumë vitesh më vjen një telefonatë dhe më propozojnë një rol që e pranova. Shkova dhe atje gjej Bjordin në tavolinë. E pranova rolin, filluam të kishin probleme si aktor-regjisor”, tha ajo.
Po ashtu ajo foli për vajzën e tyre, e cila e ka ndryshuar 100% si njeri.
