Mijëra artistë, dashamirës dhe të afërm ishin pjesë e ceremonisë mortore të ish-yllit të “One Direction”, Liam Payne.

Mes tyre ishin edhe ish-partnerja e tij, Cheryl Cole, me të cilën kanë një djalë të vogël dhe e dashura Cate Cassidy.

Lidhja e tyre romantike përfundoi në vitin 2016, por Cheryl dhe Liam u lidhën përgjithmonë përmes djalit të tyre Bear dhe këngëtarja tha se ishte ‘shkatërruar’ gjatë funeralit të këngëtarit.

Besohet se Cheryl ndihmoi familjen e Liamit për të planifikuar funeralin, dhe kjo u reflektua në zgjedhjen e kishës së Shën Marisë në Amersham për shërbimin.

Cheryl eci pas arkivolit të ish-partnerit të saj pas një ceremonie prekës private ku morën pjesë anëtarë të familjes dhe një mori yjesh nga bota e muzikës dhe sportit.

Nga ana tjetër pjesë e ceremonisë ishte edhe e dashura që ai la pas, Cate Cassidy. Ndërsa mbante një palë syze të zeza dhe e veshur e gjitha me të errëta, ajo iu bashkua familjes dhe miqve të Payne.

Ata u lidhëm në tetor të vitit 2022 dhe megjithëse e mbajtën lidhjen e tyre larg vëmendjes, ai herë pas here shfaqej në foto dhe video që modelja ndante në “Instagram” dhe “TikTok”.

Ajo u largua disa ditë para vdekjes tragjike të yllit botëror, ndërsa po shijonin pushimet në Argjentinë.

Pjesë e ceremonisë ishin edhe anëtarë e tjerë të grupit, Harry Styles , Louis Tomlinson, Zayn Malik dhe Niall Horan.

Kujtojmë se Liam ndërroi jetë disa javë më parë pasi ra nga ballkoni i katit të tretë në një hotel në Argjentinë.

Dyshohet se ai ishte nën efektin e lëndëve narkotike të cilat mund t’i kenë shkaktuar halucinacione.