Këto ditë të merkatos dhe e ardhmja e tij duket se po kalohen me sportivitet nga futbollisti i Romës, Nicolo Zaniolo i cili ka përfunduar sërish në qendër të vëmendjes nga mediat italiane.
Futbollisti 23-vjeçar është filmuar në shoqërinë e një vajze, identiteti i të cilës mbetet i panjohur, me dyshen që shfaqen duke shkëmbyer disa puthje në një disko.
Kujtojmë se pak ditë më parë, Zaniolo u përfol për një lidhje me parukieren shqiptare, Kejdis Bardhi, pas publikimeve të disa pamjeve ku të dy shfaqeshin në shoqërinë e njëri-tjetrit në një jaht.