Dyshja e njohur e showbiz-it, Klea Huta dhe Elgit Doda prej kohësh po përfliten për një krizë në martesën e tyre. Flitej se artistët kishin hequr fotografitë e përbashkëta nga rrjetet sociale dhe kishin zgjedhur të mos reagonin ndaj lajmeve rreth martesës së tyre.

Megjithatë, Klea ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj një fotografi në Instagram, ku shfaqet në krah të Elgitit dhe djalit të tyre, Krid. Ata duken të lumtur me familjen e tyre të vogël.

“Gëzuar ditëlindjen, shpirti im! Të duam shumë, Elgit”, ka shkruar moderatorja e njohur krahas fotos, duke hedhur edhe kështu poshtë zërat për një ndarje mes çiftit.