Gruaja e Bruce Willis, Emma Heming Willis, ka mohuar raportimet se ish-gruaja e aktorit Demi Moore po jeton tani me çiftin. Së fundmi u raportua se Moore ishte transferuar me çiftin pasi aktori u diagnostikua me demencë, por Emma Heming Willis e ka mbyllur këtë temë në rrjetet sociale.
Le ta nisim këtë nga fillimi, ky është budallallëk. Ju lutem ndaloni.
Të tehmi të drejtën kjo do të ishte pak e çuditshme, edhe pse ata kanë mbetur miq shumë të mirë që nga divorci i tyre në vitin 2000, pas 13 vitesh martesë. Ata kishin tre fëmijë së bashku, ndërsa aktori tashmë ka edhe dy vajza me Emma Heming Willis.
View this post on Instagram
Kur Emma Heming Willis dhe Bruce Willis rinovuan betimet e tyre për 10 vjetorin e martesës, ata donin që Moore të ishte atje. Familja e tyre shpesh kalon kohë së bashku dhe e kanë mbështetur njëri-tjetrin në prag të diagnozës.
Kjo nuk është hera e parë këtë javë që Emma Heming Willis është kritikuar në media.