Mbrëmjen e djeshme ka nisur sezoni i ri i emisionit “Goca dhe Gra” dhe e ftuara e parë ishte blogerja e njohur, Sara Hoxha. Kjo e fundit ka folur në një moment edhe për ndarjen e saj të shumëpërfolur me këngëtarin e njohur, Ledri Vula.

Sara ka treguar se si ia shpjegoi vajzës së saj se lidhja e dashurisë mes dy prindërve kishte përfunduar.

“Vështirësi ka patur, por unë zgjodha të isha e sinqertë. Këtë ma sugjeroi dhe një psikologe fëmijësh, që të jem e sinqertë dhe të mos jap shpresë aty ku nuk ka më. Jo më pak vuajtje, por ishte më e shkurtër. Fëmijëve s’ke pse i jep shumë gjëra, ata e kuptojnë. Ishte më e rëndësishme që unë t’i jepja një perspektivë. Nuk mbaron këtu. Ne prapë jemi aty. Do jemi këtu për ty. Je dhurata më e bukur për ne. Je me fat, do kesh dy ditëlindje. U mundova t’i jepja një perspektivë, jo idealja, por shumë e bukur dhe ndoshta më e lumtur.

Jam në një kapitull të ri. Sikur kam rigjetur veten. Jam më e fortë, e di kush jam, e di çfarë dua. Nuk kam ndryshuar si person. Jam akoma unë që jam më e dashur seç duhet. Më ndodhën disa gjëra njëkohësisht që ma ndryshuan këtë kapitull”, tha Sara Hoxha.