Balerini i njohur, Eno Birko, ka tentuar vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit në kryeqytet.

Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm, në rrugën “Margarita Tutulani”.

Eno Birko, i cili për shumë vite ka qenë pjesë e skenës së Teatrit të Operas dhe Baletit, dyshohet se është vetëhedhur nga pallati.

Si pasojë, balerini 50-vjeçari ka marrë dëmtime dhe ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

“Më datë 03.12.2024, rreth orës 01:00, në rrugën “Margarita Tutulani”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit, shtetasi E. B., 50 vjeç. Si pasojë ky shtetas është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë që Eno Birko, balerini i talentuar shqiptar, u shkëput për shumë vite nga skena e Teatrit të Operas dhe Baletit pasi iu nënshtrua një operacioni të hernies diskale, periudhë që e konsideroi si ëndrrën më të keqe të jetës së tij, pasi kishte probleme me depresionin dhe alkoolin.