Ditën e sotme, banorët e “Big Brother VIP 4” kanë votuar për liderin e ri të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Përmes një zarfi të bardhë që e lexoi Klajdi, banorët u njoftuan se do votonin liderin e ri duke thënë një emër dhe një arsye.
Me shumicë votash, G-Bani është shpallur lideri i ri, duke zënë kështu vendin e Olsit.
Por G-Bani i ka habitur të gjithë me fjalimin e tij si lider, pasi tha “do ju zhgënjej”.

“Jam i sigurte që do ju zhgënjej të gjithëve. Si fillim për arsyen që e cilësuat të gjithë, vetëpërmbajtja në tonin e zërit nuk është nga aftësitë e mia më të mira. Do përpiqem absolutisht të jem i drejtë, nuk di të them diçka më shumë. Ndihem shumë, shumë bukur e as nuk e kam pasur imagjinuar kurrë se gjithë këto karaktere të ndryshme mund të përblidheshin e të mendonin për mua. Shumë faleminderit”, u shpreh G-Bani.