Këngëtarja e njohur, Ledina Çelo, i ka befasuar të gjithë fansat e saj teksa është shfaqur e veshur me fustan të bardhë në rrjetet sociale.


Ledina ka ndarë me ndjekësit disa imazhe të veçanta, ku tregon se po punon për një set fotografik që asaj i pëlqen shumë.



Madje duket se fustani i bardhë i nusërisë i ka shtuar dëshirën këngëtares që të martohet sërish. “Po qe dua te martohem dhe nje here!”, ka shkruar ajo krahas pozave që menjëherë kanë marrë mijëra pëlqime.


“Ishte nje eksperience e bukur te kthehesha serish si modele,per nje nga firmat me te njohura ne Shqiperi “, ka shkruar ndër të tjera Ledina, e cila ka marrë qindra komplimente për këto poza të veçanta.



“Të jesh e sigurt se ua kalon edhe këtyre nuseve të sotme. Ti je një yll i vërtetë. Të marrshin të keqen modelet e reja. Super. Shkëlqen”, janë disa nga komentet e fansave që kanë mbetur të mahnitur nga Ledina.