Është zgjedhur kënga e parë për Eurovision 2023 ku Tvorchi do të përfaqësojë Ukrainën vitin e ardhshëm në Liverpool me këngën “Heart of Steel”.

E veçanta e këtij viti është se konkursi u mbajt në një strehë në stacionin e metrosë në kryeqytetin Kiev dhe gjithsej konkurruan dhjetë këngë.

Tvorchi është një dyshe elektronike e themeluar në vitin 2018 nga Andrew Hutsuliak dhe Jeffery Augustus Kenny. Ata tashmë kanë marrë pjesë në përzgjedhjen kombëtare për Eurovision 2020 me këngën “Bonfire” dhe kanë zënë vendin e katërt.

Ukraina fitoi vendin e parë në Eurovizion këtë vit, por për shkak të luftës, gara do të mbahet vitin e ardhshëm në Liverpool të Mbretërisë së Bashkuar.