E ftuar sot në emisionin “Live from Tirana” ishte ish-banorja e shtëpisë së “BBV”, Antoneta Koçi. Çfarë ndodh sipas Antonetës kur hyn brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri? Ndërkaq, sa e gjykuar ndjehet sipas Antonetës një vajzë brenda shtëpisë së “BBV”?

Kisha kohë pa dëgjuar aq shumë komente rreth fizikut. E shikoja të vazhdueshme, komente herë komplimente herë tërheqje vëmendje. Jo të ekzagjeruara por të pavënda. Mund të japësh sugjerime por më takt kur e sheh që tjetri e pranon. Në rastin tim ishte sulmuese sepse mora dy nga epitetet më të këqija te loja e tabelës. Prisja që disa banorë që kisha afër vetes të mos mi kishin vendosur ato epitete. Gjithsesi e mendova si diçka të fortë për lojën time. Luizi tha do ndryshoja gjithçka tek Antoneta dhe u mërzita pak sepse asnjëri nga banorët nuk reaguan, madje as vajzat. Vajzat aty ulnin zërin vetëm që të mos ofendoheshin.

Finalisti i katërt sipas Antonetës?

Nita por mua personalisht do të më pëlqente Qetsori. Kristi nuk është i sinqertë, ka mitizuar personazhin e tij. Nita bën disa goditje të pabesa herë pas here dhe nuk më vjen shumë ta shoh si fituese sepse jam ndjerë keq nga mini goditjet e saj. Qetsori është shumë karizamtik. Edhe situatat kundra vetes i ka kthyer në favor të tij. Sado të ketë patur një luftë të fortë ka shumë takt dhe etikë në lojë.

Nga ndryshon edicioni i parë i “BBV” nga edicioni i dytë sipas Antonetës?

Më i vështirë i dyti dhe jo aq me emocione pozitive. Ajo pjesa e elementeve argëtuese ka munguar.

Banorët më real, më përzemër dhe banorët që nuk do i qasje aty brenda?

Olta Gixhari më duket shumë reale, Vis Pupa, Qetsori, Nita dhe Diola. Këta personazhe nuk janë përpjekur të ngrejnë një përsonazh tjetër, i kanë qëndruar karakterit të tyre. Më problematikët janë Luizi, të hap punë ai njeri. Duhet të jesh me një sy hap dhe me një sy mbyll se nuk i dihet.(qesh) /TAR