Aktorja 42-vjeçare ka lindur vajzë të dielën e kaluar. Thurman ka dhe dy fëmijë më të rritur


Uma Thurman është bërë nënë për herë të tretë. Sipas revistës amerikane “Us Weekly”, aktorja ka lindur vajzë, mëngjesin e djeshëm. Aktorja 42-vjeçare e nominuar disa herë për çmimin Oscar ka një vajzë, Maya, 13 vjeç, me ish-bashkëshortin Ethan Hawke dhe një djalë, 10 vjeç, Levon, me të fejuarin Arpad Busson. Me këtë të fundit, Thurman ishte ndarë në vitin 2009, duke shuar thashethemet për një martesë të mundshme, por vitin e kaluar u lidhën sërish.


“Uma nuk mendonte se mund të bëhen nënë në këtë moshë. Ishte shumë e habitur, kur morri vesh shtatzëninë. Është vërtetë e lumtur”, ka thënë një burim.


16 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)