Çfarë shkon në turne, mbetet në turne. Të paktën, kjo është ajo që mendojnë disa biznesmenë të pasur kur nisen për udhëtime luksoze me jahte.
Megjithatë, Rissa Bellini ka vendosur që të zbulojë çfarë ndodh në udhëtimet me jahte. 37-vjeçarja ka pasur shoqëri me të pasurit dhe të famshmit. Ajo ka punuar 5 vite në një jaht luksoz që udhëtonte nëpër vendet më ekskluzive të Mesdheut.
Ajo ndaloi në vende të shkëlqyera për festa, duke përfshirë Ibizën dhe Greqinë. Por pavarësisht vendndodhjes, ajo vazhdonte të haste të njëjtin problem me klientët e saj të martuar. Raissa theksoi se udhëtimet elegante nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht sjellje elegante.
“Në det, disa burra mendojnë se rregullat nuk zbatohen. Është sikur e lënë jetën e tyre të vërtetë në breg. Unaza e martesës papritmas bëhet një dekorim”, ka rrëfyer ajo.
E ky nuk është sekreti i vetëm që Raissa ka për jetën nën kuvertë. Sipas saj, hapësirat e mbyllura mund të nënkuptojnë që kufijtë të kalohen më shpesh nga sa do të prisnit.
“Kur je në mes të oqeanit, nuk ke ku të shkosh. Nuk mund të largohesh thjesht. Je në varkën e tyre. Kjo e ndryshon dinamikën. Në publik, ata janë seriozë dhe të pastër. Janë burra familjarë. Por atje jashtë, disa e provuan fatin e tyre… Papritmas ata shfaqeshin poshtë ku po punoja. Më komplimentonin. Qëndronin shumë afër. Ata testonin kufijtë”, ka vazhduar Raissa.
Ndërsa përpiqej t’i kundërshtonte propozimet në një mënyrë të sjellshme, kishte raste kur ndihej jashtëzakonisht në siklet. Por për fat të mirë, ajo nuk do të përballet me këtë problem në të ardhmen.




