Zendaya dhe Tom Holland, të fejuar që nga Krishtlindjet pas një romance që nisi në xhirimet e “Spider-Man” në vitin 2016, u panë së fundmi duke shëtitur në Richmond Park.
Aktorja e famshme shkëlqeu me unazën e saj prej 200 mijë dollarësh, teksa mbante një veshje të thjeshtë, njësoj si partneri i saj, 29-vjeçar.
Dyshja pritet të ribashkohen edhe në ekran në projektin më të ri të Christopher Nolan, “Odisea”.
Tom do të luajë Telemakun, ndërsa roli i 28-vjeçares nuk është konfirmuar ende. Ajo është përfolur për rolet e Athinës, Kalipsos apo Nausicaas, pas pamjeve të saj në xhirime në Itali me një fustan stil grek.