Debatet në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” vijojnë të shtohen akoma e më shumë dita ditës. Në sfidën e dhënë nga Vëllai i Madh, Keijsi dhe Kristi u vendosën përballë njëri-tjetrit në lojën për shtypjen e pulsantit, ku përplasjet mes tyre nuk munguan.

Keijsi i thoshte atij që jashtë ai do ishte te sektori i banjave dhe Kristi nga ana tjetër i përgjigjej duke thënë ‘se jashtë do të merrej më shumë me të’.

Pjesë nga debati:

Keijsi: Ti bie me këmbët e tua o i mbaruar

Kristi: Do ngresh këmbët?

Keijsi: Nuk merrem unë me këto lloj nivelesh

Kristi: Unë do ul kokën dhe ti do ngresh këmbët

Keijsi: Nuk ulem me kështu niveli, nuk bëj kështu bisedash, ulje dhe ngritje i ke qejf ti që je këngëtar, ne që jemi kështu përputhsa nuk marrim vesh. Ti që je këngëtar ke qejf të bësh kështu muhabetesh

Kristi: Unë të thashë që përshtatem

Keijsi: Luaj aty me bajamet

Kristi: Jashtë do isha marrë edhe më shumë me ty

Keijsi: Të kam kthyer kurrizin, të kam kthyer shpatullat, se aq meriton

Kristi: Jashtë do isha marrë më shumë me ty

Keijsi: Jashtë ti do ishe vetëm te banjat, te sektori banjat, e dinë dhe çunat, ec shpejt laje.