I ftuar sonte në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Seno Fishta. Ish-banori që përfundoi rrugëtimin e tij mbrëmjen e së shtunës, në një nominim të hapur brenda natës mes Keijsit dhe Kristit. Seno ka zbuluar në Top Albania Radio më shumë detaje në lidhje me eksperiencën e tij brenda shtëpisë më të famshme në vend.
Këto ditë kanë qenë shumë të mira dhe shumë motivuese sepse për mënyrën se si unë dola isha pak i stepur, por kam marrë mesazhe inkurajuese prej shumë miqve, shokëve por edhe njerëzve që nuk i njohur. Mua m’u duk sikur unë e fitova çmimin tim. Pavarësisht të ndonjë gabimi të vogël që e pranova edhe Prime-in e fundit, por shpirtërisht unë e fitova çmimin tim. Dy javë që ishin unë i shijova në maksimum, por gjëja që ndodhi ishte diçka që nuk e kisha parashikuar. Ishte hera e parë në jetën time që dal nga vetja në atë mënyrë. Arma ime më e fortë ka qenë qetësia, por ky është Big Brother.
Nuk dua të justifikohem, por për rrethana të lojës dhe rregullit të shtëpisë dola pak jashtë vetes. Në fund ishim tre veta në televotim dhe publiku vendosi, e pa më të arsyeshme. Jam dakord me vendimin e publikut.
E ndjente veten Seno të rrezikuar nga ai nominim?
Faktikisht kur u eleminua Armela, e mendova që do të dilte Keijsi sepse ato dy ditët e fundit kishin krijuar njëfarë afrimiteti, por nuk e di. Publiku ndoshta ka dashur të shohë një telenovelë të lënë përgjysmë të Keijsit dhe Stelinës.
