Një debat i fortë ka ndodhur sot mes G-Banit dhe Xumit, pasi ky i fundit ndërhyri në një moment mes këngëtarit dhe Valbonës. Kjo e fundit po bënte dush kur G-Bani i shkoi afër dhe rrinte e vështronte.
Aty ishte edhe Xumi që mori një peshqir dhe e vendosi te xhami i dushit në mënyrë që të mos shikonte G-Bani, pasi Valbona u shpreh se ndihej në siklet dhe i tha atij që të largohej.
Ndërhyrja e Xumit në ato momente nuk i ka pëlqyer G-Banit, i cili më pas i tha se pse foli. Me tone shumë të larta, këngëtari iu drejtua atij: “Për ça më fole? Unë erdha me pa gocat, pse u more me mua?”.
Teksa Xumi donte që t’i shpjegonte situatën, ai nuk e linte nga të bërtiturat. Në këtë debat ishin të pranishëm edhe Klajdi, Livia dhe Gerta. Kjo e fundit iu tha që të ndalonin pasi ‘është e frikshme kur dy djem zihen në mënyrë të tillë”.
Pjesë nga debati:
G-Bani: Për ça më fole?
Xumi: O G…
G-Bani: Pse më fole o vlla?
Xumi: Se po të thoja një gjë
G-Bani: Për ça më fole o vlla? Për ça më fol se nuk e kuptoj dot. Mua pse më fole në atë moment. Unë nuk erdha me fol me ty o Xum, unë erdha me pa gocat, pse u more me mua?
Xumi: Unë po vendosja peshqirin, fol si rob
G-Bani: E drejta jote
Gerta: Është shumë e frikshme kur dy djem zihen në mënyrë të tillë
Klajdi: Nuk po zihet njeri
Gerta: E kam seriozisht
Livia: Lëre pak se nuk është momenti
Xumi: Unë shkova ta përqafoj, nuk shkova me u zënë
Gerta: Nuk mund të shkosh në diskutim ekstrem tani. Po më dalin qimet nga trupi
Xumi: Nuk po zihem me të, i thashë të përqafoheshim