Cristiano Ronaldo njihet për talnetin dhe karrierën e tij futbollistike, por gjithashtu dhe për historitë e shumta të dashurisë që ai ka krijuar.
Së fundmi, duket se një histori e vjetë është rikthyer, nga vetë një prej protagonsiteve. Ka qenë Sonia Monroy, aktore, këngëtare, prezantuese dhe influencer spanjole, e cila ka bërë publike historinë dashurisë mes saj dhe yllit portugez.
Në një intervistë të fundit, Monroy ka treguar se si ajo dhe Cristiano Ronaldo u takuan në një festë në Madrid, nëpërmjet Nova Gente në vitin 2016.
“Ai erdhi në club me shokët e skuadrës. Pasi patëm një bisedë të mirë dhe argëtuese, ishte koha për t’u larguar. Në këtë moment, ata (Ronaldo dhe një lojtar tjetër) thanë: ‘Epo, ndoshta mund të shkojmë diku më vonë.” Të nesërmen, mora telefonin dhe pashë që kishte disa mesazhe: “Shiko, ne jemi këtu, ku je ti? Ishte mesazh nga Cristiano”- tregoi ajo.
Sonia Monroy më vonë pranoi se ishte e magjepsur me pesë herë fituesin e “Topit të Artë”.
“Cristiano Ronaldo më vodhi shumë netë pa gjumë. Unë isha shumë e dashuruar me të, por… historia jonë përfundoi shpejt”-tregoi ajo.
Ronaldo do të takonte Georgina Rodriguez në një dyqan Gucci në Madrid në vitin 2016 dhe nuk do të kthente kokën pas, duke lënë Sonian në të shkuarën.
Çifti aktualisht banon me pesë fëmijët e tyre në Riad të Arabisë Saudite. Ai u transferua atje me Georgina Rodriguez në janar, pasi vendosi t’i bashkohej skuadrës Al Nassr të Arabisë Saudite Pro League (SPL). Ai nënshkroi një kontratë me vlerë 177 milionë paundë në vit deri në vitin 2025.