Sfida e radhës për finalistët e këtij edicioni të ‘Big Brother VIP” ishte të komentonin disa fotografi që do të shfaqeshin në monitorin që ndodhet në dhomën e ndjenjes.

Ata duhet të uleshin përballë monitorit dhe secili duhet të komentonte foton që shfaqej në monitor. Pra, të tregonin një histori për foton që do shikonin.

Përmes një zarfi të bardhë Vëllai i Madh komunikoi se pasi banorët të shihnin fotot, ata duhet të rrëfenin një histori personale për secilën. Sfida nisi menjëherë pas leximit të zarfit.

Historitë që u kujton banorëve fotoja e letrave të bixhozit:

Luizi: Të kishim një palë të kishim luajtur.

Dea: Mua më kujton fëmijërinë, kur iknim në plazh dhe mblidheshim fëmijët e luanim. Mësova të luaj murrlan dhe luaja pa fund

Efi: Mua më kujton fakti sa i urrej letrat, nuk luaj kurrë

Luizi: Po ti shohësh me detaje janë 2 çupa, 1 fant dhe 1 as. 2 çupat jeni ju të dyja, fanti është Kristi, unë jam asi.

Efi: Më duhet humbje kohe.

Dea: Unë murrlan vdisja të luaja. Edhe spathi më pëlqente shumë

Kristi: Net të gjata.

Efi: Më kujtohen shoqet e mia që duan të luajnë dhe unë ju prish terezinë

Dea: Çfarë net të gjata të kujton Krist?

Kristi: Me shokët që vdesin të luajnë letra me lek, pinë alkool e gjëra të tjera

Luizi: Me luajtur poker