Valbona Mhilli ka patur një debat mjaft të ashpër me G-Banin gjatë ditës së sotme. Gazetarja është ndjerë në siklet teksa bënte dush pasi këngëtari ka shkuar pranë saj duke e vështruar.

Pavarësisht këmbënguljes së saj që ai të largohej, G-Bani nuk pranonte që të lëvizte nga aty. Më vonë gjatë një bisede me Jozin, Valbona u shpreh se ‘ndihet e frikësuar dhe e kërcënuar nga këngëtari’.

Gjatë kësaj bisede, Mhilli shprehet se kur ka marrë vesh se në “Big Brother VIP 4” do jetë Laert Vasili, ka menduar se do ketë frikë prej tij.

“I thashë Laertit kur kam hyrë këtu kam thënë ‘në qoftë se ti do jesh pjesë e Big Brother, do jesh personi që nuk do të flisja kurrë’. Dhe nuk doja ti flisja sepse më trembte ai person. Domethënë unë jam futur këtu për të më trembë Laerti, del e më tremb G-Bani. Të betohem ashtu e kam përkufizuar Laertin. Laerti është aktor. Edhe aktron, edhe i bëra pyetje personale që mora shumë përgjigje mbrëmë. Ai më dha përgjigje aq sa donte të më jepte. G-Banin e njoh vetëm si emër”, tha Valbona.