Bashkëshortja e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, Selvije Jao, ka ndarë një dedikim të veçantë për djalin e tyre, Roel, me rastin e 4 vjetorit të tij. Kjo ditëlindje shënon një moment të ndjeshëm për familjen, pasi vogëlushi e feston këtë përvjetor pa praninë fizike të babait të tij.

Artisti ndërroi jetë papritur më 26 nëntor të vitit të kaluar, duke lënë një boshllëk të madh tek familja dhe tek të afërmit. Përmes një postimi në “Instagram”, Selvije shprehu dhimbjen dhe mallin e saj, duke theksuar dëshirën që Shpati të kishte qenë aty për të përqafuar Roelin dhe për të festuar bashkë këtë ditë të veçantë.

Në mesazhin e saj prekës, Selvije i bën një premtim birit të saj: ajo do të jetë gjithmonë pranë tij, do ta mbështesë dhe do ta dojë dyfish.

“Gëzuar ditëlindjen jeta ime!

Sot mbush 4 vjeç, Roel…

E unë do doja të ishte këtu babi yt.

Ta shihje me duart plot dhurata, të të merrte në krahë fort e të të përqafonte sikur bota të ndalej aty.

Sot ti e feston ditëlindjen duke parë fotografinë e tij, dhe unë me dhimbjen që ai nuk arriti të të përqafojë edhe një herë.

Por biri im, mami është këtu.

Për të të dashur dyfish, për të të mbajtur fort.

Babi yt të do nga qielli, dhe mami i lutet Zotit të jetë gjithmonë krahu yt.

Të dua fort biri im, arsyeja që unë frymoj”,  shkruan ajo.

Urimet dhe mbështetja nga miqtë dhe ndjekësit kanë shoqëruar këtë moment.