Fituesi i edicionit të “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejlli, është rikthyer në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Banorët e këtij edicioni të pestë mendojnë se ai tashmë është një banor zyrtar aty, por në fakt do të qëndrojë vetëm pak ditë.
Por hyrja aty duket se ka vënë në lëvizje banorët, madje edhe vetë Luizi i ka ngacmuar ato me pyetje nga më të ndryshmet që kanë lidhje me lojën.
Pjesë nga biseda:
Luizi: Unë thashë si e sheh ky
Selin: Si e sheh ti Tani?
Artani: Si vajzën e Mirit pra
Luizi: E sheh si vajzën e Mirit?
Artani: Po, si vajza e Mirit, ja kam thënë
Luizi: Prit, nëse kjo është vajza e Mirit, unë Mirin e kam vëlla, me rregull treshi i bie që kjo më ka axhë
Artani: Ça do bëj unë tani? Se a jemi ½, i bie me qenë dhe unë
Selin: Axhë nuk kam
Artani: Ja pra, një dhe dy, u bëre me dy
Selin: E ngaqë nuk kam axhë, i them axhë
Artani: Po ja ke dy
Selin: Pse ti je vëllai i Mirit?
Artani: 50 me 50
Selin: Po kujdes se mund të mos jeni nga i njëjti baba
Artani: Kush?
Selin: Ju të dy
Artani: Nuk ka gjë.


