Motra e Mateos, Keijsi Borri, ka reaguar ndaj ofendimeve që Rogerti i bëri asaj në “Big Brother VIP”. Ajo u shpreh se do t’i thoshte diçka Rogertit nëse do ta kishte përballë, teksa theksoi se nuk bie në nivelin e tij.

“Unë do të doja t’i thoja diçka Rogerti, por doja t’ia thoja në sy. Nëse do ta kisha përballë do ta thoja. Loja e Rogertit më duket shumë e ulët. Të luash me familjarët jashtë dhe jo me situatat brenda. Rogerti atë lojë ka, atë karakter ka zgjedhur të tregojë. Unë nuk bie në nivelin e Rogertit që t’ia kthej në të njëjtën monedhë”, tha motra e Mateos.

Keijsi Borri është ofenduar nga Rogerti, ku ky i fundit po debatonte në shtëpinë e BBV me Mateon.