Dita e parë në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” ka nisur me diskutime të ndryshme, që nga dashuria, nominimet dhe finalistët e mundshëm të këtij edicioni.
Teksa Gerta Gixhari dhe Rozana Radi po qëndronin jashtë së bashku me disa banorë të tjerë, moderatorja e pyeti këngëtare në lidhje me finalistët që ajo mendon.
“Kush mendon që janë personat që do shkojnë në finale? Me kaq sa ke parë deri tani, për 24 orë”, e pyeti Gerta.
Rozana për një moment u mendua dhe më pas tha: “Sa shkojnë në finale?”.
“3-4, 5. Po themi 4”, iu përgjigj Gixhari.
“Kam përshtypjen se shkojnë 5. Me kaq sa njoh deri tani, G-Bani, Laert Vasili”, tha Radi, ndërkohë Gerta i kthehet: “Aq sa i njeh në shtëpi, jo jashtë. Mos e fut veten”.
Rozana më pas u shpreh se ‘veten e shikon në finale’: “Unë do shkoj patjetër, e mendoj”.