Loredana Brati ka qenë e ftuar në “Pardon My French”, ku foli rreth eksperiencës së saj në “Big Brother VIP 4”. Ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri e përfundoi rrugëtimin e saj në gjysmëfinalen e edicionit të katërt.
Ajo u shpreh se Livia mund të kishte dhënë më shumë në shtëpinë e BBV 4, duke shtuar se ish-banorja e ka nisur shumë bukur rrugëtimin e saj. Më pas Loredana tha se edhe nga Laerti ka pritur më shumë në këtë garë.
Ndërkohë e pyetur nëse ka ndonjë raport për të rregulluar me konkurrentët tani që është jashtë, ajo tha emrin e Danjës.
Pjesë nga intervista:
Cili është personazhi që të ka surprizuar gjatë rrugëtimit tënd për mirë dhe ndoshta dikush që të ka lënë një ndjesi jo dhe aq të mirë, në sensin që mund të kesh pritur shumë më tepër dhe të ka bërë një surprizë jo të këndshme?
Më besoni se unë mendoj që Livia mund të kishte dhënë më shumë. Pavarësisht se nuk kemi patur relatat më të mira kur kemi qenë brenda, por Livia e ka nisur shumë bukur rrugëtimin. Unë e shikoja dhe thosha ‘unë nuk bëj dot si kjo’. Kishte goxha logjikë, mendoj se mund të kishte bërë shumë më mirë. Ndërsa për të kundërtën mund të them Laerti.
Të ka surprizuar për keq?
Mendoja se mund të bënte shumë herë më mirë
Ke ndonjë raport që ndoshta do të doje t’a rregulloje tani që je jashtë apo pas përfundimit të këtij edicioni? Që mund të shohësh se ka hapësirë për të qenë më të afërt, ndoshta efekti i lojës apo gjithë trysnia që kishit aty nuk iu la t’a shijonit miqësinë?
Me Danjën ndoshta. Kemi patur goxha gërricje, besoj se jashtë unë dhe Danja mund të jemi shoqe shumë të mira.
Mendon se për shkak të lojës ndodhi i gjithë ky agresivitet?
Kanë qenë dhe muhabete vajzash, vajza-vajzës
Kush kishte kurorën vajza më e bukur apo si?
Jo, nuk është për atë, por unë prisja nga Danja të ishte pak më shoqe në disa momente kur ajo ka dashur për lojë që të dilte të më sulmonte.
Ti vetë ke qenë 100 për qind e sinqertë?
Më besoni që po