Xhoi Jakaj ka qenë një ditë më parë e ftuar në rubrikën “Galeri” në “E Diell”, me Edi Manushin. Ajo ka treguar historinë e saj, nga dashuria në moshë të re te marrëdhënia me babain.
Por jo vetëm kaq, pasi Jakaj foli edhe për mësimdhënien në gjimnazet e Tiranës. Ajo ka treguar një histori që i ka ndodhur kur ishte mësuese zëvendësuese te Qemal Stafa, ku një nxënës i ka shkuar me armë në klasë.
Pjesë nga intervista:
Xhoi Jakaj: Unë mbarova universitetin, njëkohësisht im atë ka qenë dhe vizionar, në ’90 më regjistroi dhe në Biokimi. Bëja njëherësh veterinarinë dhe Biokiminë. Kam mbaruar universitetin dhe Biokiminë 3, Bachelor. Kam punuar zëvendës drejtoreshë në Iballe të Pukës rreth 5-6 muaj. Pasta erdha në Tiranë
Ed Manushi: Në ’92 – ’93 erdhe në Tiranë përfundimisht?
Xhoi Jakaj: Po, diçka e tillë. Në ’97 kam dhënë mësim te Qemal Stafa si mësuese zëvendësuese, në kohën kur armët ishin sheshit. Madje më ka ndodhur njëherë që dy nxënës binjakë, që unë u kisha vënë 4, më erdhi me armë te dera e klasës dhe më tha ‘zysha o vendos 5, o unë të marr jetën’. Unë aty kuptova që liria dhe e vërteta është mbi gjithçka. Unë i thashë se do të vinte t’a merrte në vjeshtë. ‘Ti mund të bësh çfarë të duash, por lëndën do vish t’a marrësh në vjeshtë’, i thashë.


