Reperi i njohur Unikkatil ka bërë një reagim së fundmi për banorin e Big Brother VIP Albania, Gjestin, duke i dedikuar një InstaStory.

Në këtë postim, Unikkatil ka shpërndarë një video të Gjestit brenda shtëpisë dhe e ka etiketuar atë. Gjesti duket i qetë ndërsa ka thënë një mesazh për reperin:

Unikkatil, një foto me ty pas Big Brother

Përgjigjja e Unikkatil ka qenë e mbushur me humor, duke shkruar:

Haha, ok më lajmëro kur ta kryesh