Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua  Lipa, ka festuar një ditë më parë 25-vjetorin e lindjes. Në ditën e saj të veçantë, ajo ka marrë urime të shumta nga fansat, familjarët dhe miqtë.


 Urimi që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte ai i fashionistes italiane, Chiara Ferragni, e cila njihet për marrëdhënien e mirë me vajzën e ditëlindjes.


Kujtojmë se shpeshherë ato i kemi parë së bashku në evenimente të ndryshme apo tek shoqërohen në festa, teksa nuk mungon as mbështetja që i falin njëra-tjetrës rreth projekteve të ndryshme.



Arsyeja se pse urimi i Chiara-s mori vëmendje është se ajo ka shkruar edhe shqip. “U bëfsh 100 vjeçe zemër!”, shkruan ndër të tjera ajo.


“Gëzuar ditëlindjen ëngjëll @dualipa Shpresoj të të shoh së shpejti U bëfsh 100 vjeçe zemër!””, është urimi i Ferragni-t për Dua-n.


Madje edhe në disa foto të publikuara nga këngëtarja e famshme me rastin e 25-vjetorit, ajo i ka komentuar shqip ku i shkruan: “Gezuar ditelindjeeeen Dua bukuroshe! ???”.