Edhe pse është përpjekur të mos bëjë shumë zhurmë në profilin e tij të “Instagramit”, ditëlindja e Noizy-t nuk ka kaluar pa u vënë re dhe sigurisht që urimet për reperin kanë qënë të shumta nga miqtë dhe dashamirësit e tij.

Një ndër urimet më të veçanta që reperi, i cili feston 37-vjetorin, ka marrë ka qënë ai i këngëtares së njohur, Loredana, e cila i ka kushtuar disa fjalë të ngrohta.

Gëzuar ditëlindjen, ta dua zemrën. Ti meriton më të mirat. Je shumë shok i mirë, Zini! Të dua përgjithmonë dhe Zoti të bekoftë” ka shkruar Loredana.

Kujtojmë se dyshja ka krijuar një miqësi të mirë që pas bashkëpunimit të tyre të suksesshëm “Heart Attack”, i cili vijon të dëgjohet pafund nga fansat e dy artistëve.

Reperi njihet për shumë projekte e bashkëpunime që u kthyen në hite. Së fundmi Noizy është duke shijuar bashkëpunimin e tij me Dhurata Dorën ‘Kallma’ e cila numëron miliona klikime në ‘Youtube’.

Reperi nga Shqipëria lindi në Sukth të Durrësit, ndërsa një pjesë të mirë të jetës e kaloi edhe në Londër, dhe më pas u rikthye në vendlindje për të ndërtuar një karrierë të suksesshme muzikore.