Ashtu sikurse e do tradita shumëvjeçare tashmë, Top Media ka përgatitur kartolinën e urimit të fundvitit për të gjithë shqiptarët. Nën ritmet e rrokut stafi i Top Media ka risjellë edhe një herë në Top Channel, që pas marrjes pjesë në “Top Fest 12”, këngën “Pranë Finishit”, me muzikë të Kledi Bahitit dhe Eugen Bushpepës dhe text të Orges Toçe, Zhakut dhe vetë Eugen Bushpepës.
“Pranë Finishit”, e interpretuar nga yjet e Top Channel dhe Frank Ibrahimi, është një thirrje për guxim, vetëbesim dhe për ta jetuar jetën pavarësisht çdo sfide, për të mos u dorëzuar e për të ndjekur ëndrrat. Këngën do e ndiqni premierë menjëherë pas këtij edicioni informativ.



