Në emisionin “Shqipëria Live” ishte i ftuar Elton Ilirjani, ku foli për situatën e këngëtares se njohur, Parashqevi Simaku, duke e përshkruar atë si një nga zërat më të rrallë dhe më të dashur të muzikës shqiptare, që megjithatë mbetet e pavlerësuar nga institucionet.
“Parashqevia ka kaluar 10 vite në rrugë dhe është lënë në harresë, nuk kishte te hante, ushqehej me mbeturina. Imagjino edhe personat që atë e kane parë në rrugë atëherë edhe e dinin ku ishin, i thonin ‘fol moj ti shqip’. Unë di që edhe kolegët e saj e urrenin. Ajo është një artiste e përmasave të mëdha, një zë i rrallë që nuk do të rikthehet më në Shqipëri. Prisja që institucioni i presidentes t’i jepte një titull, por kjo nuk ndodhi. Ndërkohë, disa artiste në Tiranë e kanë marrë titullin dhe janë bërë meme,” tha Ilirjani.
Ai shtoi se populli e do shumë Parashqevi Simakun dhe e kanë quajtur “Artiste e Popullit”.
“Ajo do të mbetet në histori. Artistët e tjerë nuk e duan, ajo ka kaluar një tragjedi. Është bërë një padrejtësi e madhe për të,” tha Ilirjani, duke theksuar se ajo është ende shumë e vlerësuar nga qyteti i saj dhe nga publiku.
Gjithashtu ai kujtojë një moment kur Parashqevia fa folur në telefon me Alfred Moisiun: “Ishte duke iu dridhur dora edhe kur unë e mbylla telefonin më tha pse e mbylle telefonin, duhet të kesh respekt të madh për të. Kur e takoi Alfred Moisiun dhe hodha videon në YouTube, ajo u gëzua si fëmijë dhe u përlot. I dridhej dora dhe më tha: ‘Të lutem, duhet të jesh 100% i respektueshëm për Moisiun’”.
Ilirijani tregoi gjithashtu lidhjen e veçantë që ka me Parashqevinë: “Unë atë e kam si nënën time, atë nuk e lë më. Ka ndryshuar shumë, është më e qetë, ka fituar besimin te unë dhe te Elvira që kujdeset për të. I është rikthyer buzëqeshja dhe po punojmë për ta ndihmuar të rregullojë jetën personale me të birin.”
Ai theksoi se Parashqevia dëshiron të rikthehet në skenë dhe të japë koncerte dhe dëshiron shumë që të vijë në Tiranë: “Për këtë gjë unë po punoj jam duke folur me avokatet e saj, te cilët e njohin shumë mirë atë”. /TopChannel/


