Aktorja dhe opinionistja, Flutura Gashi, ishte një ditë më parë e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon.
Gashi nuk ka hezituar asnjëherë të thotë atë që mendon për temat e nxehta sociale në Kosovë edhe pse deklaratat e saj jo shumë herë janë pritur mirë.
“Vajza 16-vjeçare në motele, ndërron klientët me orar të plotë”, është një nga deklaratat e saj që kanë bërë bujë, e për të cilën Bieta e pyeti “cili është apeli që ke ti në këtë drejtim?”.
“Unë e kam dëgjuar si tërthorazi këtë pjesë dhe jam zhgënjyer shumë, më ka ardhur shumë keq. Apeli im është se është shumë mirë me bërë dashuri kur je e dashuruar, jo kur je e obliguar. Është pjesa më e dhimbshme dhe më e dhunshme që një femër mundet me i bërë vetes. Këtu ka qenë deklarata që vajza 16 vjeçe shkojnë në motele, bëjnë si pjesë të punës dhe vetëm ndërrojnë klientët. Të dhëna zyrtare nuk kemi për këtë pjesë, kemi dëgjuar fjalë në rrugë. Apeli im është se nëse shkon në motel, shko me njeriun që dashuron dhe bëj dashuri, jo me u detyruar”, tha ajo.
Pjesë nga intervista:
Bieta: Po kthehet në problem në realitetin në Kosovë në fakt i tillë?
Flutra: Jo, nuk besoj se po shkon me të mëdha. Por më duket se është në rrugë e lehtë deri tek arritja e qëllimeve dhe synimeve të femrave të reja. Mua më dhimbsen shumë dhe nuk i gjykoj për faktin se janë të reja. E di që nuk munden me logjikuar mirë, kanë marrë hov gjithçka, rrjetet sociale po i stimulojnë pak më shumë për me u mbajt, me u vesh, për me shkuar me pushime.
Bieta: Gishti duhet drejtuar drejt këtyre 16-vjeçareve apo moteleve, ndaj këtyre burrave që shkojnë me këto. Se sado që janë 16 vjeçe prapë janë minorene.
Flutra: Nuk e kisha drejtuar gishtin te meshkujt për faktin se kur ai i afrohet një minoreneje me i bërë një ofertë seksuale, ai është i pafytyrë dhe pa karakter. Sado që i drejton gishtin atij personazhi, ai nuk e kupton. Në këtë rast kisha bërë thirrje institucioneve dhe pronarëve të këtyre aktiviteteve, moteleve.




