Një vajzë 1 metër e 90 cm e gjatë po has vështirësi në gjetjen e një të dashuri pasi problem është gjatësia.

Marie Temara, nga Palm Beach, Florida është përballur gjithë jetën me këtë problem por tani që po kërkon një partner e ka edhe më të vështirë. 28-vjeçarja përballet vazhdimisht me kritika dhe ofendime për gjatësinë e saj trupore, por ajo dëshiron ta ndryshojë këtë mentalitet se burrat duhet të jenë më të gjatë në një çift.

Marie thotë se e ka të vështirë të dalë në takime pasi vetëm dy për qind e popullsisë në Florida janë më të gjatë se ajo.

“Do ta pranoj se është jashtëzakonisht e vështirë të gjesh një djalë më të gjatë se unë. Një djalë me të cilin shkova në një takim më gënjeu për gjatësinë pasi ai ishte vetëm 1.55 cm. Më kanë thënë “askujt nuk i pëlqejnë vajzat e gjata”, unë dukem si “burrë me taka”, jam “shumë e rëndë për të qenë vajzë”. Do të bëja gjithçka për ta bërë veten më të shkurtër për t’u përshtatur me të tjerët. Kohët e fundit kam filluar të takohem me djem më të shkurtër dhe tani është shumë më e lehtë të kem takime të reja. Por ndonjëherë është e vështirë të gjesh një djalë që është në rregull që unë të jem më i gjatë se ai. Shpresoj të ndryshoj mentalitetin se “burrat duhet të jenë më të gjatë në çift”, sepse gjatësia nuk duhet të ketë rëndësi”.

Fatkeqësisht, bullizmi është diçka me të cilën Temara është mësuar që në moshë të vogël. Ajo peshonte 5.4 kg në lindje dhe gjatë gjithë fëmijërisë së saj ka qenë më e gjatë se shokët dhe shoqet e klasës dhe shkollës.

“Të isha më e gjata në shkollë ishte sfiduese për mua, sepse më ngacmonin shpesh sepse isha shumë më e gjatë dhe ndryshe nga të gjithë të tjerët. Nuk kisha miq dhe fëmijët e tjerë më tallnin aq keq, saqë drekën e haja vetëm në banjë”.

Por pavarësisht ngacmimeve të vazhdueshme, Marie ka arritur të ketë vetëbesim. Ajo ende duhet të përballet me sfidat e të qenit një grua e gjatë pasi e ka të vështirë të gjejë rroba dhe këpucë që i përshtaten.