Ajo është vetëm 16 vjeçe, por Ireland Baldwin, vajza e aktorëve të mëdhenj të Hollivudit, Alec Baldwin  dhe Kim Basinger, të cilët vite më parë kanë qenë të martuar, që tani ka marrë hijen e nënës së saj të famshme, me këmbët e gjata dhe flokët e bukur biondë. Ngjashmëria me Kim është gjithnjë dhe më e dukshme tek adoleshentja, madje edhe nga gjestet e vogla, siç është mënyra se si i mban flokët, që na kujton menjëherë divën e Hollivudit, Basinger në ditët e saj më të mira, kur konsiderohej në mënyrë të padiskutueshme, një seks simbol.




E veshur me një palë pantallona të shkurtra me ngjyrë të bardhë, 16-vjeçarja shfaq një trup të mahnitshëm për moshën që ka. Më herët, Ireland është fotografuar në shoqërinë e të atit, Alec Baldwin, pak pasi ai u konfrontua me një paparac, që ishte duke e fotografuar.

Marrëdhënia e Baldwin me vajzën e tij të vetme ka qenë e vështirë, pasi Ireland për një kohë të gjatë u bë subjekt i mosmarrëveshjeve mes dy aktorëve në lidhje me kujdestarinë e saj, deri kur ata u divorcuan përfundimisht në vitin 2002.


29 qershor 2012(gazeta-Shqip.com)