
Dy aktorët e famshëm të "Hollywood"-it, Angelina Jolie dhe Brad Pitt, janë prindër të gjashtë fëmijëve, ku tre prej tyre janë biologjikë dhe tre të tjerë të adoptuar.
Vëmendjen më të madhe nga fëmijët e merr vajza e tyre e parë, Shiloh Nouvel, e cila prej kohësh ka treguar tendencat e saj për t’u veshur si mashkull. Në daljet e ndryshme publike me prindërit, Shiloh është shfaqur e vshur njësoj si vëllezërit e saj.
Madje për t’u dukur dhe ndjerë më shumë mashkull, ajo ka vendosur që të bëjë ndryshimin e madh të jetës së saj. Vajza e Jolie dhe Pitt ka ndryshuar emrin nga Shiloh në John.
Mediat e huaja shkruajnë se me miratimin e dy aktorëve të dashur për publikun, ajo tashmë ka filluar të trajtohet me hormone mashkullore.
[gallery ids="872497,872498,872499,872500,872501,872502,872503,872504,872505,872506,492321,486172,487601,492979,449852,430000"]