Sharon Osbourne ka zbuluar një episod tronditës që ndodhi pas vdekjes së Ozzy Osbourne, duke treguar se një grua i kishte dërguar në shtëpi mostra biologjike, thonj këmbësh, flokë dhe gjak, me pretendimin se ishte vajza e fshehtë e legjendës së rock-ut dhe i lutej të kryhej një test ADN-je.
Këto zbulime u bënë gjatë podcastit familjar, i cili u publikua për herë të parë pas ndarjes nga jeta të Ozzy-t më 22 korrik, në moshën 76-vjeçare, si pasojë e një ataku në zemër.
Gjatë bisedës, Kelly Osbourne tregoi se familja është përballur me reagime të çuditshme nga fansat pas vdekjes së ikonës:
Madje kemi njerëz që thonë se flasin me babin nga varri -tha ajo.
Sharon shtoi se situata më e pazakontë ishte rasti i gruas që dërgoi materialet biologjike.
“Na dërgoi një thua këmbe, pak gjak dhe pak flokë, sepse është e bindur që është fëmija e Ozzy-t,” shpjegoi ajo, tejet e habitur.
Ozzy Osbourne la pas gjashtë fëmijë: tre nga martesa me Sharon dhe tre nga martesa e tij e parë me Thelma Riley, përfshirë edhe djalin e adoptuar Elliot, raporton DailyMail.
Në podcast, Sharon foli edhe për përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të Ozzy-t para vdekjes. Ajo zbuloi se ai ishte rrëzuar në fillim të dhjetorit dhe, pavarësisht se nuk ishte ankuar, kishte thyer një rruazë të shtyllës kurrizore.
