Alicia Scholes është vajza e ikonës së Manchester United, Paul Scholes, dhe herë pas here merr vëmendjen e të gjithëve me postimet që bën në rrjetet sociale.
Së fundmi, ajo i ka ‘ngacmuar’ tifozët me një veshje që i tregon format e saj trupore dhe komentuesit e kanë quajtur menjëherë ‘shumë të nxehtë’.
Ajo ndau me ndjekësit në “Instagram” disa poza mjaft joshëse nga divani i shtëpisë.
“Shumë e bukur, shumë e nxehtë”, shkruanin disa komentues, ndërkohë një tjetër shprehet: “Po i ruaj të gjitha këto”.
Alicia ka mbi 100 mijë ndjekës në platformë, ku asaj i pëlqen që të ndajë me ta momente nga përditshmëria e saj. Por nuk mungojnë as fotot joshëse dhe provokuese.
Ndërkohë ajo luan për London Pulse në Super Ligën e Netbollit dhe ka filluar që të shkëlqejë në karrierën e saj si një yll sporti.
Duke e filluar karrierën e saj me Manchester Thunder, ajo ndihmoi Pulse të arrinte në finalen e madhe të Netball Super League në vitin 2023 dhe ishte pjesë e skuadrës së vitit 2024 që përfundoi e treta pas humbjes në gjysmëfinalet e play-off.





