Kur Gracen Geagan hy në një kafene me bashkëshortin e saj, ajo pyetet rregullisht se çfarë dëshiron që të porosisë babai i saj. Kjo për shkak të diferencës së madhe mes tyre.

Ajo është 26 vjeçe dhe partneri i saj, Kevin, 60 vjeç. Çifti është martuar në nëntor të vitit 2025 pasi u fejuan në dhjetor të 2024.

“Një ditë hyra në një dyqan që e frekuentojmë unë dhe Grace. Ajo kishte qenë atje një ditë më parë dhe një punonjës rastësisht më tha ‘vajza juaj erdhi më herët’. Të dy qeshëm pasi me një diferencë moshe prej 34 vitesh, është një supozim mjaft i kuptueshëm”, tha Kevin, një tregtar makinash.

Sipas tij, ai dhe Gracen rrallë ofendohen nga komente të tilla:

“Shumica e njerëzve nuk kanë asnjë qëllim të keq. Edhe kur në rastet e rralla dikush mund të përpiqet të jetë i pakëndshëm, kjo nuk na prek vërtet”.

Mediat e huaja shkruajnë se çifti u takua për herë të parë në vitin 2022, ndërsa Gracen menaxhonte pjesën e përparme të një restoranti të shkëlqyer me biftekë.

60-vjeçari ishte një klient i rregullt që shpesh vizitonte fëmijët e tij nga një marrëdhënie e mëparshme. 26-vjeçarja më parë pranoi se romanca “nuk ishte gjëja e parë” që i shkoi në mendje kur u takuan. Ajo shprehet se lidhja e tyre u thellua gradualisht përmes bisedave dhe vlerave të përbashkëta.

“Marrëdhëniet më të forta zakonisht ndërtohen mbi gjëra shumë më të thella, siç janë vlerat e përbashkëta, besimi i përbashkët, respekti i ndërsjellë, miqësia, siguria emocionale, vizionet e ngjashme për jetën”, thotë Kevin.

Çifti ka një vëmendje të madhe në rrjetet sociale, sidomos në “TikTok” ku kanë më shumë se 3.4 milionë pëlqime.

Sipas Gracen, kritikat janë shumë më të ashpra në mediat sociale se sa në jetën reale.

“Mendoj se njerëzit në përgjithësi janë shumë më të sjellshëm ballë për ballë sesa janë pas një ekrani”, ka thënë e reja duke shtuar:

“Në publik, herë pas here mund të na duket një vështrim anash ose një rrotullim sysh, por në të vërtetë nuk kemi përjetuar shumë negativitet të drejtpërdrejtë në jetën reale”.

26-vjeçarja ka treguar se në internet e akuzojnë atë se është me Kevin për shkak të stabilitetit të tij financiar.

“Unë nuk i përgjigjem fare këtyre. Mendoj se ky lloj supozimi është fryt i lehtë sa herë që ka një çekuilibër të dukshëm financiar në një marrëdhënie. Kevin është më i vjetër dhe po, ai është i vendosur financiarisht. Si çdo grua, unë e vlerësoj ndjenjën e sigurisë emocionale dhe fizike në një marrëdhënie, por kjo nuk ka qenë kurrë themeli i arsyes pse e dua Kevin”, ka thënë ajo.

Ndërkohë sipas Kevin, Gracen nuk është një 26-vjeçare tipike dhe as ai nuk është një 60-vjeçar tipik.  Ata të dy janë bërë gjithashtu viral për diskutimin e temave për të cilat shumë ndjekës janë kuriozë, përfshirë jetën e tyre seksuale.