Ish-banorja e “Big Brother Vip”, Lorna ishte e ftuar sot në “Breaking” ku komentoi situatat brenda shtëpisë.

Teksa foli për Mirin dhe situatën e krijuar mes tij dhe Selin, ajo tha se pasi pa komentet e babit të banores, Miri duhet të ishte larguar nga ajo, për të treguar që në fakt është Selin që i shkon pas. Sipas Lornës, Selin e ka të fokusuar lojën vetëm tek Miri.

“Miri duhet të kishte hedhur hapin që tha do e merrte, duhet të largohej përfundimisht nga Selin dhe duhet të kishte vazhduar me lojën e tij. Nëse Miri donte t’i largohej nofkës që i ka vendosur i ati i Selin, që i ka ndikuar shumë jashtë, do kishte bërë mirë t’i largohej Selinit. Por, mendoj që ai po mundohet ta nxjerrë se këtë herë është Selin që po i shkon nga mbrapa. Në 24 orët e fundit kjo është e vërtetë dhe nëse ai do largohej, do i thoshte babait të Selin: ’Zotëri i dashur, është vajza juaj që po më vjen pas, jo unë asaj’. Selin nuk ka asnjë lojë tjetër veç Mirit.”– tha jo.