Rezulton se një maniak i panjohur endet rrugëve të Tiranës dhe filmon nga poshtë vajzat dhe gratë në mjedise publike. Këto video më pas i publikon në faqet me pullë të kuqe, të mundshme për t’u parë nga të gjithë.
Rasti është skandaloz pasi videot e publikuara në këto faqe janë të një numri të konsiderueshëm dhe “protagoniste” janë që nga vajzat e reja dhe deri tek gratë e moshuara.
Maniaku i ka filmuar thuajse kudo, duke ecur në rrugë, duke bërë pazar në supermarket apo nëpër dyqane të ndryshme.
Shpesh në këto video nxirren edhe fytyrat e vajzave apo grave të filmuara, shkruan JOQ.