Ditën e djeshme, Vëllai i Madh i vendosi banorët përballë disa pyetjeve pikante, të cilave duhej t’i kthenin përgjigje dhe t’i argumentonin.

“Banorë, Vëllai i Madh iu vendos përballë disa pyetjeve pikante, të cilave duhet t’iu përgjigjeni duke i argumentuar. Sipas krahut orar, secili banor përzgjedh një pyetje dhe i përgjigjet. Pas raundit të parë të pyetjeve, fillon sërish banori i parë duke përzgjedhur një tjetër pyetje. Kujdes, nuk mund të ndërroni pyetjen që ju bie dhe nuk mund të refuzoni përgjigjen. Respektoni kohën e njëri-tjetrit”, shkruhej në zarfin e bardhë.  

Ndërkohë pyetja e parë që i ra Mateos është:

“Kush të tërheq më shumë këtu brenda fizikisht”.

Teksa banori hapi letrën me pyetje, pranë tij kishte Ilirin që e lexoi dhe iu drejtua: “Po të vërtetën mos gënje. Vajza mbani frymën”, duke shkaktuar të qeshura te banorët.

“Të gjitha gocat e shtëpisë janë shumë të bukura, por si trajner jam vlerësimin tim se trupin më të mirë, meqenëse është tërheqje fizike, e ka Brikena, është edhe më e palestruar”, u përgjigj Mateo.